Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të zhvillojnë sot takimin e radhës në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin e institucioneve të reja.
Sipas burimeve pjesëmarrja e përfaqësuesve të të dyja partive është konfirmuar, ndërsa takimi pritet të mbahet rreth orës 18:00 në Kuvend.
LVV ka konfirmuar se ka emrat e saj për presidentin e ardhshëm, por ka bërë të ditur se ata nuk do të bëhen publikë para takimit me LDK-në.

