Posti i presidentit: Konjufca: Kemi emra, s’mund t’i themi

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje thotë se tashmë e ka përcaktuar emrin që e dëshiron për president të Kosovës, por nuk po e bën publik para takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, ka deklaruar se emrat janë gati, por publikimi i tyre do ta dëmtonte procesin e negociatave. Sipas tij, partia e Albin Kurtit është në pritje të ftesës për takim nga Abdixhiku, ndërsa një marrëveshje për presidentin mund të jetë afër.

banner

Ndër emrat që janë përmendur më herët për këtë post është edhe Faton Bislimi, i cili raportohet se është propozuar edhe nga ish-ambasadori William Walker, por ai nuk e ka konfirmuar apo mohuar interesimin.

Çështja e zgjedhjes së presidentit vazhdon të mbetet kyçe edhe për formimin e institucioneve të tjera, pasi Vetëvendosje e konsideron marrëveshjen për presidentin si hap paraprak për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy