Sorensen në Zagreb, Kroacia rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi

by Nexhat

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim në Zagreb me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Sørensen ka bërë të ditur përmes një njoftimi në X se gjatë qëndrimit në kryeqytetin kroat ka marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë, ku ka diskutuar për zhvillimet në procesin e dialogut dhe perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

banner

“Një kënaqësi e vërtetë të flas në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë dhe të shkëmbej pikëpamje me Kryeministrin Andrej Plenkoviq”, ka shkruar Sørensen.

Ai i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Kroacisë ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, duke vlerësuar edhe angazhimin e Zagrebit për të çuar përpara procesin e normalizimit.

“Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Kroacisë për Dialogun dhe angazhimin e saj për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar emisari evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy