Valdrin Sahiti thotë se Kosova ka humbur shumë nga mungesa e institucioneve

by Nexhat

Dizajneri Valdrin Sahiti ka qenë kritik ndaj skenës politike dhe zhvillimeve në vend, duke u ndalur te mungesa e krijimmit të institucioneve.

Në emisionin “Jehona politike” në Klan Kosova, Sahiti ka thënë se një situatë e tillë ka prekur shumë sektorë.

banner

“Është e pamundur me funksionu perfekt në një ambient kaq toksik politik, por po funksionon rinia, shoqaria, biznesi, po funksionon në mënyrë autonome, e ndarë nga shteti, ose institucionet.”, ka thënë ai.

Sahiti ka thënë se Kosova ka humbur shumë mundësi nga mungesa e institucioneve.  

“Unë mendoj që bizeneset ose paraja në këtë hapësirë nuk ka ambient përkatës, sepse mungon siguria. Për mua, është ideja çka kemi humbur në këtë kohë pa institucione, sesa sa para kemi humbur. Mundësitë që janë humbur nga mungesa e institucioneve është më e madhe sesa paraja që ka mundur të rrjedhë.”, ka deklaruar ai.

Sahiti ka shtuar se humbja e besimit të institucioneve në afarizëm është një problem i madh që shoqëria do ta paguajë ndërvite.

“A jemi ne shoqëri e prirë për të stanguar, apo manifestojmë konstant këto dy vite ngrëç dhe stangim.”, ka thënë ai ndër të tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy