Komandanti i MSU’së së KFOR’it  viziton personelin që operon në Mitrovicë, përfshirë pjesëtarët e pozicionuar në Urën e Ibrit

by Nexhat

Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it, koloneli Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e kësaj njësie që veprojnë në Mitrovicë, ku ka vlerësuar gatishmërinë dhe profesionalizmin e tyre në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, MSU-ja vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në ruajtjen e pranisë së forcës, lëvizshmërisë dhe kapacitetit për t’iu përgjigjur zhvillimeve të sigurisë.

banner

Njësia gjithashtu kontribuon në rritjen e vetëdijes situacionale dhe pranisë së dukshme të KFOR-it në terren, duke mbetur e gatshme për angazhim në zona të ndryshme sipas nevojës.

Gjatë vizitës, koloneli Di Fiore tha se është krenar me disiplinën dhe përkushtimin që, sipas tij, tregojnë pjesëtarët e MSU-së çdo ditë, duke shprehur besimin se ata janë të përgatitur për të mbështetur misionin e KFOR-it edhe në fazën aktuale të optimizimit të pranisë së forcës. Komandanti i MSU-së ka zhvilluar gjithashtu një takim me ushtarët e Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT K2) të KFOR-it, duke vlerësuar angazhimin e tyre në ruajtjen e dialogut me përfaqësues të të gjitha komuniteteve në terren.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy