Zulfaj ia numëron të drejtat, pasi ministri i Beogradit tha se serbët në Kosovë janë “grupi etnik më i shtypur në Evropë”

by Nexhat

Ministri i Serbisë për Integrime Evropiane, Nemanja Starović, ka propaganduar në “X”, duke thënë se serbët në Kosovë “janë grupi më i privuar në Evropë nga të drejtat”.

Madje, sipas propagandës së tij “serbëet në Kosovë janë të zhveshur nga të drejtat themelore njerëzore, politike dhe ekonomike”.

banner

Atij i ka reaguar kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, duke renditur të gjitha të drejtat që serbët në Kosovë i gëzojnë.

“Grupi etnik më i privuar nga të drejtat në Evropën bashkëkohore.” Kjo është ajo që Ministri i Serbisë për Integrimin në BE e quan një komunitet që mban 10 vende të rezervuara në parlamentin tonë, një ministër të garantuar, gjyqtarë të rezervuar në tre nga organet tona më të larta gjyqësore, kanalin e vet televiziv shtetëror, të drejtën për universitetin e vet publik dhe një veto mbi çdo ligj ose amendament kushtetues që prek të drejtat e tij. Secila prej tyre është shkruar në një kushtetutë që kushdo mund ta hapë dhe ta lexojë”, ka shkruar Zulfaj.

Në të njëjtën kohë, Zulfja ka shrkuar për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Dhe për privimin nga e drejta e votës. Në Serbi, adresat e shqiptarëve pasivizohen, dhe bashkë me to shkojnë edhe dokumentet e tyre, kujdesi shëndetësor, shkollimi dhe vota e tyre. Komiteti i Helsinkit i Serbisë e quan këtë “spastrim etnik përmes mjeteve administrative”. Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025 mbi Serbinë regjistron të njëjtën praktikë. Kjo është privim nga e drejta e votës. Por kjo nuk është sepse Nemanja dhe Nemanjat në Serbi nuk e dinë. Është sepse atyre nuk u intereson. Libri i strategjisë ruse nuk kërkon të vërtetën ose faktet. Por e tillë është detyra jonë si evropianë, të çmontojmë propagandën ruse dhe përfaqësuesit e saj kudo që ta gjejmë”, ka shkruar ai në “X”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy