Gabriel Martinelli është pranë largimit nga Arsenali, pasi Al Hilal ka arritur marrëveshje verbale për transferimin e brazilianit.
Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja tejkalon 65 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa transferimi ka marrë edhe sinjalin “Here We Go”.
Martinelli pritet të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për testet mjekësore dhe finalizimin e marrëveshjes.
25-vjeçari largohet nga Arsenali pas shtatë sezonesh, gjatë të cilave u shndërrua në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

