Trajneri i Malagas ankohet në referim, pas humbjes së thellë nga Reali

by Nexhat

Trajneri i Malagas, Juan Fran Funes, ka sulmuar ashpër gjyqtarët pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e javës së tretë të LaLiga, të zhvilluar në “Bernabeu”.

Funes pranoi se Real Madridi ishte skuadra më e mirë në fushë. Megjithatë, ai kritikoi ashpër gjyqtarin, duke qenë i bindur se vendimet për faullet ishin vazhdimisht në favor të vendasve.

banner

“Ke ndjesinë se nëse merr frymë pranë lojtarëve të Real Madridit, akordohet faull, ndërsa për ne nuk akordohet asnjë faull nëse nuk ka gjak”, deklaroi Funes në konferencën për media pas ndeshjes.

Trajneri spanjoll argumentoi se lojtarët e tij u gjykuan me një standard tjetër, duke pretenduar se gjyqtari e kishte shumë më të lehtë të fishkëllejë në favor të Real Madridit.

Pakënaqësia ishte aq e madhe sa që stafi i tij teknik u shfaq i revoltuar në përfundim të takimit.

Jose Mourinho, nga ana tjetër, nuk dëshironte të përfshihej aspak në polemikë. I pyetur për deklaratat e Funes, trajneri i Real Madridit dha një përgjigje të shkurtër prej vetëm pesë fjalësh: “Nuk meriton koment”.

Me këtë, Mourinho i dha fund çdo përplasjeje mediatike pas fitores së thellë të skuadrës së tij.

Real Madridi e kishte siguruar fitoren që brenda gjysmë ore të parë. Jude Bellingham e zhbllokoi takimin, më pas erdhi autogoli i Alfonso Herreros, ndërsa Kylian Mbappe shënoi golin e tretë.

Arda Güler vulosi rezultatin 4-0 në minutat shtesë, duke kompletuar një tjetër fitore bindëse për “Los Blancos”.

Tri ndeshje, tri fitore – start perfekt i sezonit për Real Madridin në La Liga.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy