Protesta e 96-të në Tiranë, ripërsëriten kërkesat

by Nexhat

Protesta në Tiranë kundër investimit në Zvërnec hyri sot në ditën e saj të 96-të.

Qytetarët, pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, nisën marshimin drejt Kryeministrisë, ku çdo ditë mbahen fjalimet e organizatorëve dhe pjesëmarrësve.

banner

Protesta nisi fillimisht si reagim ndaj projektit të investimit turistik në Zvërnec, ndërsa përgjatë ditëve të zhvillimit kërkesat e protestuesve janë zgjeruar në çështje politike dhe institucionale.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e asaj që ata e cilësojnë “kastë të vjetër” politike. “Ne kërkojmë ndryshim sistemi”, u shpreh një prej protestuesve gjatë fjalës së tij.

Një tjetër protestuese deklaroi se kundërshtojnë projektin turistik në Zvërnec dhe se nuk do të lejojnë ndërhyrje në zonat e mbrojtura. Sipas saj, protestuesit nuk mjaftohen vetëm me ndryshime ligjore, por kërkojnë largimin e qeverisë. Gjatë protestës u dëgjuan edhe thirrje “Rama në burg, Berisha në burg”.

Protestuesit deklaruan gjithashtu se 7 shtatori shënon ditën e 100-të të protestave dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit dhe të kabinetit qeveritar.

Gjatë fjalës së saj, një prej protestuesve kërkoi edhe lirimin e personave të arrestuar dy ditë më parë gjatë tensioneve para Kryeministrisë.

Pas fjalimeve në sheshin para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy