Trabzonspori me një rekord negativ e ‘shokues’ në Ligën e Konferencës

by Nexhat

A mjafton vetëm talenti për të fituar në Evropë? Statistikat e Ligës së Konferencës të UEFA-s kanë dhënë një përgjigje të ashpër, duke zbuluar një të vërtetë befasuese: Trabzonspori është ndër skuadrat që vrapojnë më së paku në këtë garë, ndërsa kundërshtarët e tij përshkojnë disa kilometra më shumë në çdo ndeshje.

Statistikat për distancën e përshkuar gjatë sezonit 2026/27 në Ligën e Konferencës e vendosin Trabzonsporin dukshëm prapa rivalëve, duke ngritur pikëpyetje serioze për përgatitjen fizike të skuadrës.

banner

Sipas shifrave të publikuara nga “Football Data” dhe të raportuara nga uebfaqja turke “61saat”, Trabzonspori renditet në vendin e 33-të nga gjithsej 36 skuadra, me një mesatare prej 112.72 kilometrash të përshkuara për ndeshje.

Vetëm tri skuadra kanë shifra më të ulëta. Lincoln Red Imps renditet në vendin e 34-të me 112.00 kilometra, Aarhus në vendin e 35-të me 110.88 kilometra, ndërsa Egnatia mban vendin e fundit me 110.85 kilometra.

Freiburgu, që fitoi dje me rezultat 1-0 në “Papara Park” në kuadër të Ligës së Konferencës, ka shifra dukshëm më të larta.

Skuadra gjermane renditet në vendin e tetë, me një mesatare prej 121.04 kilometrash për ndeshje.

Kjo nënkupton një diferencë prej 8.32 kilometrash mes dy skuadrave për ndeshje në këtë garë. Një distancë kjo që përkon pothuajse me atë që mund të përshkojë një futbollist i tërë gjatë një ndeshjeje.

Sint-Truideni kryeson renditjen me 127.15 kilometra për ndeshje, i ndjekur nga Mjällby me 124.31 kilometra dhe Braga me 122.86 kilometra.

Pozita e ulët e Trabzonsporit në këtë renditje është befasuese, megjithatë distanca totale e përshkuar nuk e pasqyron e vetme performancën fizike të një skuadre apo shpirtin luftarak në fushë.

Vrapimet me intensitet të lartë, numri i sprintimeve, lëvizjet e futbollistëve pa top dhe stili i lojës së skuadrës janë po ashtu faktorë të rëndësishëm në vlerësimin e përgatitjes fizike.

Megjithatë, shifrat që dolën në pah pas ndeshjes me Freiburgun treguan qartë dallimin në distancën e përshkuar mes dy skuadrave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy