Rama: Për ata që shpërndajnë dozën e helmit në kanalet sociale, nuk kam ndaluar asnjë lloj proteste

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me raportimet për kufizimin apo çaktivizimin e disa llogarive në rrjetet sociale, të cilat dyshohet se lidhen me protestën. Rama ka mohuar çdo përfshirje të qeverisë në këtë situatë, duke deklaruar se as institucionet shqiptare dhe as shumica e shteteve nuk kanë kapacitetin për të ndërhyrë në këtë mënyrë në platformat sociale.

Ai shton se qeveria ka përballuar çdo protestë, pa kundërshtuar asnjë formë të saj.

banner

“Kurse kujtdo që flet shqip dhe shpërndan nëpër kanalet sociale dozën e helmit të radhës, kësaj radhe për këtë censurën e sofistikuar të profileve, i them se në qoftë e vërtetë kjo punë, jo vetëm regjimi im diktatorial që nuk ka ndaluar asnjë lloj proteste dhe ka përballuar me buzëqeshje tërë lumenjtë e sharjeve me libër shtëpie poshtë dritares, s’ka asnjë lidhje  në këtë mes, por për më tepër, as ky shtet dhe as shumica dërmuese e shteteve të këtij planeti, nuk kanë asnjë kapacitet që ta bëjnë një gjë të tillë”, shkruan Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy