Man Utd synon transferimin e mbrojtësit të Rennes në janar

by Nexhat

Manchester United është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të majtë të Rennesit, Mahamadou Nagida, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas raportimeve të TEAMtalk, klubi anglez e ka vëzhguar vazhdimisht 21-vjeçarin kamerunas gjatë gjashtë javëve të fundit dhe raportet e para nga skautët kanë qenë pozitive.

banner

Nagida, i cili është pjesë e Përfaqësueses së Kamerunit, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Unitedit, të cilët po shqyrtojnë mundësinë e përforcimit të krahut të majtë të mbrojtjes.

Situata e Luke Shaw, e ardhmja afatgjatë e të cilit në Old Trafford mbetet e pasigurt, ka bërë që klubi të mendojë për ndryshime në këtë repart.

Madje, Manchester United mund të transferojë dy mbrojtës të majtë, një gjatë afatit kalimtar të janarit dhe një tjetër në verën e ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy