Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me të cilat përballet Shqipëria.

Gjatë një takimi me diasporën shqiptare në SHBA, Berisha tha se mbi 46% e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai e lidhi këtë fenomen me atë që e quajti “regjim të drogës” dhe me ndikimin e parave të narkotikëve në ekonomi dhe institucione.

banner

“Ky regjim ka një fuqi helmuese të paparë në historinë tonë, dhe kjo fuqi helmuese është droga”, tha Berisha.

Sipas kreut demokrat, hyrja e parave të pista ka ndikuar edhe në kursin e këmbimit. Ai deklaroi se euro është zhvlerësuar me 35% dhe dollari me 32% gjatë dhjetë viteve në Shqipëri, duke argumentuar se kjo ka goditur eksportet, bizneset dhe remitencat.

“Me këtë janë shkatërruar, kanë falimentuar me mijëra ndërmarrje”, u shpreh ai

Berisha e lidhi gjithashtu dobësimin e monedhës me atë që e konsideroi pasojë të “narkoeurove”, duke thënë se ekonomia shqiptare po përballet me një deformim të shkaktuar nga paratë e drogës.

Në fjalën e tij, ai akuzoi qeverinë se krimi i organizuar ka ndikim në institucionet shtetërore dhe në zgjedhje.

“Kjo nomenklaturë që ka në dorë këto miliarda, kjo vendos për çdo gjë. Vendos ministrat, vendos drejtorët e policive, vendos zyrtarët, vendos zgjedhjet”, deklaroi Berisha.

Ai tha se krimi i organizuar po pengon rotacionin politik dhe i cilësoi zgjedhjet si “farsë”.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij ishte shpopullimi. Berisha paralajmëroi se, nëse largimi i shqiptarëve vazhdon me të njëjtin ritëm, pasojat demografike do të jenë të rënda.

“Në qoftë se nuk ndalohet, në pak dekada më vonë ne do jemi pakicë në vendin tonë”, tha ai.

Berisha kërkoi nga diaspora shqiptare në SHBA që të angazhohet pranë institucioneve amerikane dhe partnerëve ndërkombëtarë për të denoncuar, sipas tij, lidhjet mes krimit të organizuar dhe pushtetit.

Ai e vlerësoi si të rëndësishme qasjen e administratës amerikane ndaj luftës kundër karteleve të drogës dhe tha se do të kërkojë mbështetjen e SHBA-së për forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e votës së lirë.

“Do të bëj gjithçka për paraqitjen e realitetit të Shqipërisë tek partneri ynë kryesor”, deklaroi Berisha.

Në fund të takimit, kreu i PD-së falënderoi diasporën shqiptare në SHBA për kontributin e saj në mbështetjen e Shqipërisë dhe në çlirimin e Kosovës, duke e ftuar atë të vijojë angazhimin politik për vendin.

foto galeri
foto galeri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy