Balla takohet me të dërguarin e Trump: Shqipëria, model i bashkëjetesës ndërfetare

by Nexhat

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u takua këtë të hënë më të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA Donald J. Trump për Partneritet Globale, Ambasadorin Paolo Zampolli.

“Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Shqipëria është shembull i rolit dhe partneriteteve për paqe e stabilitet. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe gjithashtu u vlerësua nga Ambasadori anëtarësimi i Shqipërisë përmes Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes”, tha Balla

banner

“Shqipëria është një model botëror i bashkëjetesës ndërfetare, ku harmonia ndërmjet komuniteteve fetare ka shërbyer gjithmonë si një themel i rëndësishëm i unitetit dhe kohezionit të shoqërisë shqiptare”.

Deri tani, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi vizitën dhe temat e diskutimeve.

Burime bëjnë me dije se një prej çështjeve të rëndësishme në këto takime lidhet pikërisht me projektin për krijimin e shtetit sovran Bektashi, edhe pse mbetet e paqartë nëse kjo është tema kryesore e vizitës së tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy