Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

by Nexhat

Vetëm tre ditë më parë, Barjam Sulejmanit iu dogj punishtja ku kishte punuar për më shumë se 30 vite, ndërsa sot flakët i kanë shkrumbuar edhe banesën ku jetonte me qira së bashku me bashkëshorten.

Çifti ka mbetur tashmë në qiell të hapur dhe pret ndihmën e fqinjëve për të gjetur një strehë. Sipas banorëve, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

banner

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, banesa nuk ka mundur të shpëtohet. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy