Shqipëria thellon bashkëpunimin me SHBA-në në mbrojtje dhe siguri

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka zhvilluar takim me gjeneralmajorin amerikan Jasper Jeffers III, komandant i Komandës Qendrore të Operacioneve Speciale të SHBA-së (SOCCENT) dhe komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Nufi bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar rëndësia e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

banner

Sipas tij, angazhimi i përbashkët në NATO përbën bazë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Nufi tha se Shqipëria mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe për kontributin në misionet e përbashkëta ndërkombëtare, në funksion të forcimit të Aleancës dhe sigurisë së përbashkët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy