Protesta e 103-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë e ripërsërisin kërkesat

by Nexhat

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në ditën e 103-të të protestës kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec.

Protestuesit që mbanin në flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë u mblodhën para Kryeministrisë, ku vijuan me thirrjet e tyre dhe mbajtën fjalime.

banner

Ata rishprehën qëndrimet dhe kërkesat e tyre politike: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” etj.

Protesta nisi më 31 maj si reagim ndaj projektit turistik të planifikuar në Zvërnec, ndërsa tashmë organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë artikuluar kërkesa më të gjera politike dhe institucionale.

Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e qeverisë dhe e kryeministrit Rama, ndërsa në tubime janë ngritur edhe shqetësime për korrupsionin, mundësitë e punësimit dhe largimin e të rinjve nga vendi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy