Opozita në Shqipëri kërkon Komision Hetimor për “KAYO”

by Nexhat

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë dhe Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” kanë depozituar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO”.

Kërkesa është firmosur nga 41 deputetë të opozitës dhe është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioni i propozuar sipas tyre do të ketë një afat 6-mujor dhe do të përbëhet nga 15 deputetë.

banner

Në fokus të hetimit ata kërkojnë të jenë marrëveshjet e bashkëpunimit të “KAYO” me palë të treta, mënyra se si janë përzgjedhur dhe miratuar kontratat me kompani të tjera, si dhe veprimtaria e shoqërisë mëmë dhe shoqërive të saj bija në prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Opozita kërkon gjithashtu të verifikojë mënyrën e përdorimit të fondeve nga Buxheti i Shtetit dhe procedurat për alokimin e tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy