“Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat pas rikthimit nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane. Berisha e paralelizoi këtë udhëtim me vizitën e tij historike të 35 viteve më parë, duke theksuar se misioni i tij qendror mbetet përmbysja e regjimit autoritar që ka kapur Shqipërinë

Më tej, lideri i opozitës zbardhi ngjashmëritë thelbësore midis këtij udhëtimi dhe atij të vitit 1991, duke u shprehur: “Në mënyrë të çuditshme ky udhëtim sado që është 35 vite larg, dhe po të doni thoni vite dritë larg udhëtimit tim të parë, i kishte tre ngjashmëri me të. Së pari, në udhëtimin tim të parë dhe në këtë udhëtim, unë shkoja në SHBA si kryetar i opozitës apo partisë më të madhe opozitare në vend. Së dyti, në atë udhëtim dhe në këtë udhëtim unë shkova me një qëllim kryesor, të kërkoj mbështetjen e administratës së SHBA dhe të diasporës sonë, atëherë për përmbysjen e diktaturës totalitare komuniste, dhe kësaj here të diktaturës autoritare të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.”

banner

Berisha denoncoi gjithashtu sulmet e asaj që e quajti si makineria mediatike e pushtetit, duke i krahasuar ato me goditjet që merrte vite më parë bashkë me Gramoz Pashkon gjatë rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin, ndërsa nënvizoi panikun që ka kapluar kryeministrin Rama.

“Në atë udhëtim ku unë me mikun tim të ndjerë, Gramoz Pashko, shkuam për të marrë pjesë në ceremoninë e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë, thashethemi dhe i tërë establishmenti i thashethemit u tërbuan kundër nesh. Ata lëshuan ndaj meje e Gramoz Pashkos të gjitha epitetet e tradhtisë, agjenturës etj., por kësaj radhe nuk ishin më të pakta. E vërteta është se në makondën e kolonel Buendias, për shkak të shumëllojshmërisë së mediave ishin edhe më të shumta. Edi Rama u tmerrua! Atij iu shndërruan sarajet e Surrelit në një bunker terrorizues! Dhe non stop lëshonte porosi tek puthadorët e tij, por unë nuk do ndalem në këtë kapitull sepse kjo do të jetë subjekt i një vepre satirike, kam filluar ta shkruaj”, u shpreh prerazi Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy