Rama publikon fotot nga hapja e Konsullatës në Napoli: Takime me rektorët dhe përfaqësuesit e katedrës së shqipes

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotoalbum nga dita e hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli.

Në shënimin e tij, Rama ka ndarë momente nga aktiviteti, ku përveç hapjes së konsullatës, janë zhvilluar edhe takime me rektorët e universiteteve, si dhe me përfaqësuesit e katedrës së gjuhës shqipe.

banner

“Foto albumi i ditës së hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli, ku takuam edhe rektorët e universiteteve si dhe përfaqësuesit e katedrës së shqipes”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij.

Më herët, kryeministri Rama vizitoi Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale” të Napolit, një nga qendrat historike të studimeve albanologjike, e themeluar nga Jeronim De Rada dhe intelektualë arbëreshë.

Kjo katedër mbart një traditë të rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Në takimin me stafin akademik të universitetit, Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj tradite dhe theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një rrjeti më të strukturuar, që do të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe pasurimin e mëtejshëm të studimeve dhe trashëgimisë shqiptare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy