Trump i përjashton CNN-in, MS Now dhe Politico-n nga Shtëpia e Bardhë

by Nexhat

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se CNN, MS Now dhe Politico nuk do të lejohen më në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të raportimeve të tyre.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se këto media po largohen për atë që ai e cilësoi si “raportim të vazhdueshëm të lajmeve të rreme”, ndërsa paralajmëroi se masa të ngjashme mund të ndërmerren edhe ndaj mediave të tjera.

banner

“Mediat nuk duhet të kenë mundësi të shkruajnë ose raportojnë vazhdimisht fiksione dhe gënjeshtra kur raportojnë për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, administratën Trump apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Media të tjera të lajmeve të rreme do të pasojnë”, tha Trump.

The Guardian shkruan se që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, qasja e disa mediave të mëdha në institucion është kufizuar.

Associated Press ishte ndaluar nga disa aktivitete të grupit të gazetarëve në Zyrën Ovale dhe në Air Force One, pasi vazhdoi të përdorte emërtimin “Gjiri i Meksikës” në vend të “Gjirit të Amerikës”.

Pentagoni gjithashtu kishte tentuar të vendoste një politikë të re për shtypin që kufizonte mënyrën se si gazetarët mund të mblidhnin dhe raportonin informacione të ndjeshme. Mediat refuzuan ta nënshkruanin atë, ndërsa një gjykatës federal më vonë vendosi se politika ishte jokushtetuese.

Sipas The Guardian, Trump ka zhvilluar gjithashtu beteja ligjore me disa media të mëdha, përfshirë New York Times, Wall Street Journal, CNN, ABC News dhe BBC

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy