Hoxha: Shqipëria, angazhim të palëkundur për reforma dhe progres

by Nexhat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Ferit Hoxha ka ndarë në rrjetin social “X” një videomesazh të kryeministrit Edi Rama mbi angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në mesazhin e tij, Hoxha thekson se sesioni i 81-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është në zhvillim, ndërsa debati i përgjithshëm nis të martën e ardhshme.

banner

“Përballë një panorame pesimizmi gjeopolitik, pasigurie dhe paparashikueshmërie, Shqipëria vjen e përgatitur, me një ndjenjë të fortë përgjegjësie dhe një angazhim të palëkundur për reforma dhe progres”, shkruan Hoxha.

Ai nënvizon gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve, duke theksuar se “premtimet kanë rëndësi, por përmbushja e tyre ka më shumë rëndësi dhe është ajo që bën diferencën”.

Në videomesazhin e publikuar, kryeministri Edi Rama flet për punën e Shqipërisë në drejtim të përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Për Shqipërinë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk janë një premtim i largët; ato janë një plan pune i përditshëm dhe janë të pandashme nga rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian”, shprehet Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy