Hyri me disa të tjerë për të vjedhur në një banesë në Itali, pronari vret shqiptarin

by Nexhat

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri gjatë një tentative vjedhjeje në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, i moshës midis 35 dhe 40 vjeç, kishte hyrë bashkë me disa të tjerë, për të grabitur në një shtëpi fshati në rinovim, por u vra nga pronari italian që qëlloi me armë zjarri në mes të natës kur dërgjoi zhurma.

banner

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 02:00, dhe pronari 35 vjeçar italian ishte vetëm në shtëpi. Pasi dëgjoi zhurmat, mori armën që e posedonte me leje dhe qëlloi. Pak çaste më vonë, vetë pronari i shtëpisë telefonoi policinë.

Punonjësit e emergjencës u përpoqën ta shpëtonin shqiptarin, por pa sukses./Panorama.com

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy