Aktorja Egla Ceno përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar protestat kombëtare kundër qeverisë, që sot janë në ditën e tyre të 103-të.
Ceno shprehet se kush është shqiptar, e di vetë se ku duhet të jetë. Shton se të gjithë duhet të dëgjojnë instiktin dhe të zgjedhin dinjitetin.
Bën thirrje që protestuesit të jenë të bashkuar dhe të mos përçahen, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria. “Shikoni cilësinë e ditës tuaj dhe vendosni”, shkruan aktorja

