34 të arrestuar në Napoli, mbi 3.2 mln euro të murosura dhe ora të shtrenjta! Zbulohet thesari i Camorras

by Nexhat

Një operacion i madh anti-mafia në Itali ka çuar në zbulimin e një “thesari” prej 3.2 milionë eurosh cash, të fshehur brenda mureve të një apartamenti në Caivano, pranë Napolit.

Pamjet e publikuara nga Karabinierët tregojnë efektivët duke shembur muret me çekiçë, derisa nxjerrin pakot me para të mbështjella me celofan dhe të fshehura në kova plastike. Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e shumës përbëhej nga kartëmonedha 50-euroshe. Gjatë kontrollit u sekuestruan edhe disa ora luksoze.

banner

Operacioni përfundoi me arrestimin e 34 personave. Prej tyre, 23 u dërguan në burg, ndërsa 11 të tjerë u vendosën në arrest shtëpie.

Hetimi i drejtuar nga Prokuroria e Napolit dhe Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia lidhet me një rrjet të dyshuar të përfshirë në trafik droge, zhvatje dhe veprimtari të organizuara me metoda mafioze.

Sipas Karabinierëve, grupi kriminal dyshohet se drejtohej nga klani Angelino, i njohur për aktivitetin e tij në zonat e Caivano dhe Casoria. Operacioni u zhvillua nga njësia hetimore e Castello di Cisterna, në bashkëpunim me njësitë operative të Caivano dhe Casoria.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy