Gjini: Kosova shkon në zgjedhje me fajtor Albin Kurtin, Kushtetuesja e nxori vendin nga një situatë e paparashikuar krize

by Nexhat

Ardian Gjini, kryetar i Aleancës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi është konstituar.

Gjini, ka shkruar se, VV’ja, ‘’e ka zvarritur kohën vetëm për ta çuar vendin në zgjedhje prapë’’, duke shtuar se, Kosova shkon në zgjedhje ‘’ qartazi me një fajtor të vetëm: Albin Kurti’’.

banner

‘’Gjykata Kushtetuese e nxori Kosovën prej një momenti të paparashikuar krize, 6 tetorin. E të cilën datë po ashtu partia që i fitoi zgjedhjet e kaluara e priste.’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Gjykata Kushtetuese konstatoi se afatet për konstituimin e Kuvendit janë konsumuar.

Aleanca e ka përsëritur një gjë të tillë tash e sa kohë. E kemi dëshmuar qartë dhe me kohë se që prej 7 qershorit e deri më sot, partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara e ka zvarritur kohën vetëm për ta çuar vendin në zgjedhje prapë. Edhe këtë Aleanca e ka spikatur panumër herë.

Tash Kosova shkon në zgjedhje, qartazi me një fajtor të vetëm: Albin Kurti.

Gjykata Kushtetuese e nxori Kosovën prej një momenti të paparashikuar krize, 6 tetorin. E të cilën datë po ashtu partia që i fitoi zgjedhjet e kaluara e priste.

Shkeljet kushtetuese kurrë nuk kanë arsye patriotike. Çdo shkelje kushtetuese, kurdo dhe kudo qoftë ajo, bëhet vetëm me qëllim të mbajtjes së pushtetit në mënyrë të paligjshme.

Populli i Kosovës e ka të qartë çdo lojë politike për interesa të ngushta partiake të cilitdo akter, dhe po ashtu e ka të qartë se kush ofron zgjidhje që sjellin jetë më të mirë për qytetarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy