Platforma “Liria ka Emër” do të organizojë të dielën një protestë në Itali, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sipas njoftimit të platformës, protesta do të jetë paqësore dhe do të mbahet në qytetin e Trevisos.
Tubimi është paralajmëruar të nisë në ora 15:00, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

