Presidenti i Iranit i thotë Trumpit se vendi nuk do të “ulë kurrë gjunjët”

by Nexhat

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani nuk do të “gjunjëzohet” kurrë pas gati shtatë muajsh lufte me SHBA-në dhe Izraelin, por është i gatshëm për një zgjidhje diplomatike të konfliktit, ka raportuar BBC,

Duke iu përgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të “asgjësuar” Republikën Islamike nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje, ai i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së: “Rezistenca e popullit iranian vetëm sa do të shtohet përballë sanksioneve, presionit në rritje dhe kërcënimeve.”

banner

Pezeshkian gjithashtu këmbënguli se çdo marrëveshje duhet të përfshijë dhënien fund të bllokadës amerikane që pengon anijet iraniane të përdorin një rrugë ujore kyçe në Gjirin Persik.

“Nuk mund të ndodhë që të gjithë të përfitojnë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa ne na mohohet qasja,” tha ai.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga SHBA-ja, delegacioni i së cilës u largua nga salla në fillim të fjalimit të Pezeshkianit.

“Presidenti amerikan na cilësoi si terroristë. Ne kemi qenë viktima të terrorizmit,” u shpreh presidenti i Iranit para OKB-së në Nju Jork.

Më pas, ai tregoi një fotografi të Udhëheqësit të ndjerë Suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra gjatë një sulmi në rezidencën e tij kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një sulm të përbashkët në fund të muajit shkurt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy