Ferati mohon marrëveshjet politike për deklaratën kundër aktgjykimit të Hagës: LDK-së nuk iu kërkuan nënshkrime

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka reaguar pas diskutimeve rreth seancës së Kuvendit Komunal për deklaratën kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ferati ka mohuar se ka pasur diskutime me përfaqësues të partive politike lokale lidhur me thirrjen e seancës, duke thënë se as grupit të kuvendarëve të LDK-së nuk u janë kërkuar nënshkrime për mbajtjen e saj.

banner

Ai ka bërë të ditur se seanca e rregullt e Kuvendit Komunal do të mbahet të hënën dhe se në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i deklaratës kundër aktgjykimit të Hagës.

“Si Kryetar i Komunës, asnjë diskutim s’kam pasë me asnjë akter politik partiak lokal në raport me seancën e thirrur për të shqyrtuar dhe aprovuar deklaratën kundër Aktgjykimit të Hagës, as nuk na janë kërkuar nënshkrimet e grupit të kuvendarëve të LDK-së për seancë”, ka shkruar Ferati.

Ai ka thënë se është zgjedhur nga qytetarët e Istogut me 60 për qind të votave dhe se, sipas tij, do t’i përfaqësojë ata pa iu nënshtruar agjendave partiake.

Ferati ka kritikuar edhe përfshirjen e politikës partiake në këtë çështje, duke pretenduar se diskutimet publike kanë kaluar në “gjuhë puro partiake”.

Duke folur për UÇK-në, Ferati ka deklaruar se ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrah organizatave të dala nga lufta.

“UÇK-ja s’ka parti, UÇK-ja s’është individ, është e Popullit Shqiptar, dje, sot e përjetësisht!”, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy