Trajneri i Austrisë: Kosova kundërshtar i vështirë, dominuam në shumicën e kohës

by Nexhat

Trajneri i Austrisë, Ralf Ragnick ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Kosovës me rezultat 3-1 duke thënë se sot ekipi që ai drejton kishte një nga performancat më të mira në aspektin energjik të lojës.

Ragnick tha se Austria do duhej të shënonte edhe golin e katërt në kundërsulm, por në përgjithësi u shpreh i lumtur me lojtarët e tij.

banner

“E dinim se po luanim ndaj një ekipi të fortë me shumë lojtarë dhe shumë përkrahës nga shteti i tyre, nuk ishte ndeshje e lehtë, por mendoj që dominuam në shumicën e kohës, për mua ishte një nga performacat më të mira energjike që kemi pasur në vitin e fundit. Jam i lumtur, duhet të shënonim golin e katërt në kundërsulm, por në fund nuk kishte diçka që mund të kritikoi ekipin”, tha fillimisht ai.

Tutje, ai shtoi se “Dardanët” janë një kundërshtar i vështirë, teksa tha se e përcolli ndeshjen ndaj Irlandës për të cilën shtoi se Kosova do duhej të kishte shënuar më shumë gola.

“Kosova është ekip i vështirë për të luajtur kundër tyre, e pashë ndeshjen ndaj Irlandës e kanë merituar fitore do duhej të shënonin më shumë gola dhe sot ishte çështja se kush ka më shumë energji dhe sot shumicën e kohës ishte skuadra jonë”, shtoi ai./KlanKosova.tv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy