Bajrami: S’e di a janë takuar Abdixhiku dhe Kurti, nëse ka kandidat të LDK-së për President, e votoj

by Nexhat

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se nuk ka informacione nëse kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është takuar me kryeministrin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për çështjen e Presidentit.

Bajrami tha “nuk e di për besë” kur u pyet nëse do të ketë takime në ditët në vijim dhe nëse kanë diskutuar në parti për këtë çështje.

banner

“Nuk kemi diskutu. s’kam diskutu. Asnjë informatë s’e kam”, tha ajo.

Deputetja tha se “nuk mund të presupozoj” për emra të kandidatëve, por theksoi se do ta votonte një kandidat nga LDK-ja.

“Për besë nuk mund të presupozoj. Sigurisht që varet prej emrit. Nëse ka kandidat të LDK-së, unë votoj për”, tha ajo.

Gjykata Kushtetuese tha në aktgjykimin e fundit afati për zgjedhjen e Presidentit “përfundon më 6 tetor 2026”. Presidenti duhet të zgjidhet deri në atë datë, në të kundërtën, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat do të duhej të mbaheshin brenda 45 ditësh nga ajo datë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy