Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë

by Nexhat

Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë, një ditë para ndeshjes ndaj Danimarkës.

Kapiteni portugez ka konfirmuar se vendimin e ka marrë pas një bisede me presidentin e Federatës së Futbollit të Portugalisë.

banner

“Pas konferencës për media me përzgjedhësin e përfaqësueses dhe pas bisedës me Presidentin e Federatës së Futbollit të Portugalisë, kam vendosur të largohem nga grumbullimi. Kur të vijë koha, do t’u tregoj gjithë portugezëve për arsyet që më kanë motivuar për t’u larguar nga përfaqësuesja, së cilës i jam përkushtuar gjithmonë. Tani është koha t’i uroj fat të mirë Portugalisë dhe të gjithë bashkëlojtarëve, pa përjashtim”, ka shkruar Ronaldo.

Mediumi spanjoll “Marca” ka raportuar se dyzet e një vjeçari do të udhëtojë me aeroplanin e tij privat drejt Madridit dhe ka publikuar edhe pamje të largimit të tij nga kampi.

Largimi ka ardhur pas zhvillimeve të fundit me përzgjedhësin Jorge Jesus. Ronaldo nuk ka stërvitur të mërkurën me ekipin, ndërsa Jesus ka thënë se ai ka ushtruar në palestër për shkak të një lëndimi.

Ronaldo nuk ka luajtur as në fitoren 2-1 ndaj Norvegjisë, ndërsa Jesus ka deklaruar se ishte vendosur që kapiteni të mos aktivizohej ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës për shkak të gjendjes fizike.

“A Bola” ka raportuar se Ronaldo ka stërvitur në hotel dhe se kjo ka qenë dita e tretë që ai nuk ka ushtruar me grupin.

Federata e Futbollit e Portugalisë nuk ka dhënë njoftim zyrtar për rastin, ndërsa “Marca” ka shkruar se pas këtyre zhvillimeve mund të ketë përfunduar periudha e Ronaldos te Përfaqësuesja e Portugalisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy