Kryeziu-Hyseni: Nëse PDK do ta kishte të parën çështjen e Presidentit, do të besoja se seriozisht po duan t’i qasen ligjit për Specialen

by Nexhat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se PDK-ja po kushtëzon.

Ajo tha se nëse PDK-ja më 17 shtator do thoshte, gjendja është e jashtëzakonshme dhe Kosova duhet të ketë institucionale funksionale, do besoja që e kanë seriozisht ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale.

banner

“Mua nuk më duket PDK-ja unike, së paku jo në ato qëndrime dhe deklarata që japin. Po të ishte PDK-ja unike më 17 shtator do thonin jemi në një situatë tjetër dhe është jetike Kosova me pas institucione funksionale. Me i bë thirrje gjitha partive dhe me e tejkalu çështjen e Presidentit, nëse e kishin zgjedh Presidentin të parin, përnime kisha besu që ata përnime dojnë me ju qasë për projektligjin për Gjykatën Speciale”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy