Takimi i Ramës me ambasadorin Wendt, ambasada amerikane: Partneritet i fortë matet nga ajo që 2 kombe arrijnë së bashku

by Nexhat

Ambasada e SHBA ka dalë me një reagim lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama këtë të mërkurë me ambasadorin e ri të SHBA, Eric Wendt. Ambasada ka ndarë pamje nga takimi teksa shton se Rama dhe ambasadori folën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve. Gjithashtu në fokus ishte edhe forcimi i luftës kundër krimit të organizuar.

“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar”, shkruan ambasada.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy