Ambasadorja izraelite uron Kosovën dhe Izraelin para ndeshjes

by Nexhat

Ambasadorja e Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka uruar për një ndeshje të mirë Kosovën dhe Izraelin, të cilat përballen sonte në Debrecen të Hungarisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ziv ka shkruar se dy shtetet takohen në fushën e futbollit dhe ka uruar që ndeshja të zhvillohet me pasion, respekt dhe frymë sportive.

banner

“Son­te, Izraeli dhe Kosova takohen në fushën e futbollit. Uroj që të dyja skuadrat të kenë një ndeshje të mirë, të luajtur me pasion, respekt dhe frymë të vërtetë sportive. Uroj që kjo mbrëmje t’i afrojë edhe më shumë popujt tanë”, ka shkruar Ziv.

Kosova dhe Izraeli do të përballen sonte në Debrecen, me fillim nga ora 20:45.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

TË FUNDI

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy