Pankarta e një qytetari në protestë: Kryegjykatësi Charles Smith nën siluetën e Albin Kurtit, me çekiç të BE-së në dorë

by Nexhat

Një qytetar është shfaqur me një pankartë me një karikaturë të kryetarit të Trupit Gjykues, Charles Smith, i cili më 16 shtator shpalli aktgjykimin dënues ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Smith paraqitet i veshur me togën e gjyqtarit, me çekiç në dorë ku shkruan “BE”, në protestën që po mbahet në Prishtinë për të kundërshtuar këtë dënim.

banner

Në plan të parë shihen dy protestues ndërsa në pankartë a anash tij shfaqet silueta e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës.

Qytetarë të shumtë po protestojnë çdo natë në Prishtinë, që prej 16 shtatorit, kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u dënuanme gjithsej 81 vjet burgim.

Jashtë gjykatës në Hagë dhe në sheshin kryesor të Prishtinës, ku ishin mbledhur qindra njerëz për ta pritur vendimin, ata mbetën heronj luftës së përgjkshme për pavarësinë e vendit.

Shfuqizimi ose ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale, është njëra nga kërkesat e protestave të vazhdueshme.

Foto: Armand Hoti, T7
Foto: Armand Hoti, T7

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy