Kryetari i Obiliqit tha se u kërcënua me jetë nga zyrtari që ia ndërroi pozitën, Preniqi: Nga ana ime jo, kam dhënë deklaratë para organeve të rendit

by Nexhat

Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Obiliqit, Hajrullah Preniqi, ka reaguar lidhur me pretendimet e kryetarit të kësaj komune, Halil Thaçi, se është kërcënuar me jetë.

Në një deklaratë për Telegrafin, Preniqi ka thënë se është e vërtetë që kryetari i komunës e ka raportuar rastin, por ka mohuar ka pasur ndonjë kërcënim nga ana e tij.

banner

“Lidhur me rastin është e vërtetë që kryetari i komunës më ka raportuar gjoja për kërcënim, por në realitet kërcënim nga ana ime nuk ka pasur dhe nuk është e vërtetë për atë çfarë thotë ai”, ka deklaruar Preniqi.

Ai ka bërë të ditur se ka dhënë deklaratën e tij para organeve të rendit lidhur me rastin.

“Unë po ashtu kam dhënë deklaratën time para organeve të rendit”, ka thënë Preniqi.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi, i cili ka pretenduar se është kërcënuar me jetë nga Preniqi. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy