Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet shefit të Grupit Parlamentar Arian Tahirit ka kërkuar që shqyrtimi i dytë për ligjin e Speciales të bëhet në ora 17 e 30. Për këtë ai ka kërkuar që kjo të bëhet nëpërmjet një mocioni.
Por, pas kësaj ka reaguar Albulena Haxhiu e cila ka thënë se PDK i ka ndërruar fjalët për Presidentin. PDK ka deklaruar që pas miratimit final të ligjit është e hapur për negociata për çështjen e Presodentit.
Haxhiu ka kërkuar nga partitë dhe Kurti e Hamza që të takohen dhe të arrijnë një dakordim për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Pas takimit ndërmjet kryetarëve mund të vijmë në dakordim për çështjen në fjalë. Nuk e kuptoj si ka mundësi që, pa kaluar pak orë, vini dhe ndryshoni qëndrimin. Është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë dhe t’i japim vendit president. Prandaj ju ftoj që të takoheni, të merreni vesh dhe të vini në seancë”, tha Haxhiu.
Ajo kundërshtoi mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit.
“Ne nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për shkak të presidentit”, tha Haxhiu.

