Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

by Nexhat

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj të akuzuarve Dragan Cvetkoviq, Dragan Niciq, Milosh Shoshiq, Nenad Stojanoviq dhe Slobodan Jetivq, të cilët akuzohen për krime lufte në fshatrat e regjionit të Gjilanitmë 1999, të mërkurën u dëgjua dëshmitari Behxhet Mehmeti, i cili deklaroi se nga gjaku që i plagëve paramilitarët vizatuan simbolet serbe në trupin e tij.

“Me gjakun tim që e kam pas në fytyrë, më kanë vizatu simbolet serbe në gjoks”, tha Mehmeti, raporton “Betimi përDrejtësi”.

banner

Fillimisht, u dëgjua dëshmitari Nazmi Hajdini, i cili deklaroi se më 5 prill 1999 në orët e paraditës, pasi kishte parë shtëpi duke u djegur në fshatin Kokaj, kishte filluar të largohet nga fshati Llovcë në drejtim të fshtatit Pogragjë.

Dëshmitari Hajdini tha se rreth orës 14:00, ishte takuar me R.D. L, dhe viktimat e tjera të kësaj ngjarje, ku pas bisedimit kanë vendosur të ktheheshin në Llovcë për të marrë ushqim.

Në vijim,  Hajdini deklaroi se kishin parë disa vetura civile duke ardhur në drejtim të tyre, prej të cilave kishin dalë disa njerëz të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake.

“Për një moment, kanë dalë njerëz me uniforma edhe neve na kanë zbrit prej traktorit. Na kanë urdhëru me u shtri në bark, edhe unë kam dëgju krisma të pushkës”, tha dëshmitari Hajdini.

Po ashtu, Hajdini tha se pasi kishte dëgjuar krismat, dikush e kishte urdhëruar që t’i grumbullojë trupat e të vrarëve.

“Edhe për një moment më ka thënë njëri, çu edhe m’i grumbullu, edhe i kam pa që i kanë vra njerëzit … të vararë kanë qenë katër”, tha dëshmitari Hajdini.

Ai shtoi se nuk kishte dëgjuar britma të njerëzve, por vetëm kishte dëgjuar krismat e armëve.

Në vijim, dëshmitari Hajdini deklaroi se pasi ishte detyruar që trupat e të vrarëve t’i vendoste mbi një drunj, paramilitarët serbë e kishi ndetyruar të shtrihej mbi trupat, ku më pas kishin qëlluar në drejtim të tij dhe e kishin plagosur. Tha se nuk e kishte njohur asnjërin nga personat të cilët e kishin sulmuar.

Më pas, në sesionin e pasditës u dëgjua dëshmitari Mehmeti, i cili tha se në fshatin Lupa, gjatë largimit forcat serbe e kishin goditur me kondak të armës dhe çizme.

“Mua më kanë goditë me kondak të pushkës dhe çizme dhe ndërkohë jam gjakosë”, u shpreh Mehmeti.

Dëshmitari Mehmeti tha se gjatë rrugës i kishte dëgjuar paramilitarët duke u thënë gjuani.

Gjithashtu, dëshmitari tha se gjatë rrugës sa ishin në rimorkio, paramilitarët i kishin detyruar të ngrisin tre gishta para çdo veture që shohin.

Dëshmitari shtoi se gjatë kohës së luftës ishin të organizuar në njësite por jo të armatosur apo të uniformuar dhe me të vetmin qëllim që të ofrojnë mbrojtje për civilët në fshat.

Dëshmitari Mehmeti pohoi se i kishte dorëzuar  raport komandatit Rrustem Mustafa për situatën në regjion.

Më pas,  seanca përfundoi për të vijuar më tej ditëve në vijim me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë.

Në seancën fillestare të mbajtur më 15 janar 2025, pesë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 dhjetor 2024, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Dragan Cvetkoviq, Dragan Niciq, Milosh Shoshiq, Nenad Stojanoviq dhe Slobodan Jetivq, të cilët akuzohen se si pjesë e grupit kriminal, në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë tjerë të paidentifikuar të këtij grupi të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisëapo ushtrisë serbe, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht më 5 maj 1999, në orët e para të mëngjesit kishin ndërmarrë një aksion në disa fshatra të regjionit të Gjilanit, ku ishin vrarë tetë civilë shqiptarë.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se në mes të fshatrave Inatoc (Kukaj) dhe Llovcë te vendi i quajtur “Kisha e Epërme”, fillimisht të akuzuarit i kishin ndalur viktimat Rr.I., dhe Xh.Z., dhe kishin filluar ta maltretonin Rr.I., duke e goditur pandërprerë në pjesë të ndryshme të trupit, e më pas kishin shtënë me armënë drejtim të Xh.Z., e cila ishte duke ecur në drejtim të Rr.I., ku si pasojë Xh.Z., kishte mbetur e vrarë.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit kishin vazhduar ta godasinme thika tani të ndjerin Rr.I. në pjesë të ndryshme të trupit dhemë pas në një grumbull të dushkut të ndezur, i kishin vendosur të dy viktimat, ku Rr.I., ishte ende gjallë dhe i kishin djegur trupat e tyre, ngjarje kjo e cila ishte parë nga dëshmitari okular R.R.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të pandehurit e lartcekur, në drejtim tëfshatit Llovcë në vendin e quajtur “Lugu i Elbishtës”, i kishinndaluar tani viktimat R.D., S.Xh., Xh.H., A.R., të dëmtuarit N.H., si dhe N.H., të cilët nën kërcënim të armëve i kishin detyruar të shtriheshin në tokë, i kishin kontrolluar dhe më pas e kishin liruar N.H., ndërsa kishin shtënë me armë në drejtim të viktimave, ku si pasojë kishin mbetur të vrarë R.D., S.Xh., Xh.H., A.R. Ndërsa, N.H., e kishin urdhëruar që t’i grumbullonte trupat e viktimave e t’i vendoste mbi një grumbulltë drunjëve, pastaj e kishin urdhëruar që të shtrihej edhe vetëmbi viktimat dhe kishin shtënë me automatik mbi të dëmtuarin N.H., i cili kishte marrë dy plagë, një në qafë dhe në shpatullën e majtë, por që iu kishte mbijetuar plagëve të marra.

Më tej, në aktakuzë thuhet se në fshatin Llovcë përderisa popullata civile ishin duke u larguar me traktora me rimorkio, pjesëtarë të këtij grupi kriminal kishin filluar të gjuanin nëdrejtim të tyre ku si pasojë ishte plagosur viktima N.A., e cila si pasojë e plagëve të marra kishte ndërruar jetë, dhe po ashtu ishte plagosur edhe M.A., e cila në atë kohë ishte 2-vjeçe. Gjithashtu, edhe në dalje të fshatit Pogragjë, ky grup kriminal kishin shtënë në drejtim të viktimës N.R., i cili kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në aktakuzë, thuhet se po ashtu, ky grup kriminal kishin maltretuar edhe të dëmtuarit F.H., B.M., dhe M.R., ku këta dy të fundit i kishin dërguar në një kooperativë bujqësore në fshatinPasjan, ku i kishin maltretuar në forma ç’njerëzore.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje të akuzuarit kanë kryer veprën penale “Krime kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ –së.

Ndërkaq, të pandehurit, Milosh Shoshiq dhe Nenad Stojanoviq akuzohen edhe për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1 i Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy