Ngjarje e rëndë në Shqipëri, 3-vjeçarja humb jetën pasi goditet nga mjeti bujqësor që drejtonte babai

by Nexhat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:50, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e shtëpisë së tij, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur.

banner

Si pasojë e plagëve të marra, 3-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy