Debate për “Territorialen” në Kuvend dhe përplasje jashtë Parlamentit. Sinaj ndryshon qëndrim, Braçe kundër PS-së

by Nexhat

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte, ndërsa pritet të votohet reforma territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin, mes kundërshtimeve të opozitës dhe protestave jashtë sallës së Parlamentit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Vullnet Sinaj mësohet se ka ndryshuar qëndrim dhe ka votuar pro reformës, ndërsa mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë Erion Braçe gjatë votimit në Kuvend.

banner

Opozita e ka kundërshtuar draftin e PS-së, duke e akuzuar shumicën se po e kalon reformën në mënyrë të njëanshme dhe se ajo rrezikon të ndikojë në shpopullimin e vendit. Jashtë Parlamentit janë mbledhur edhe protestuesit e “Revolucionit Flamingo”.

Në vijim do të zhvillohen dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Po ashtu, Tedi Blushi ka kërkuar edhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu disa projektligje që lidhen me integrimin europian, sistemin financiar dhe mbrojtjen e mjedisit.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, si dhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta.

Në rendin e ditës janë edhe ndryshimet në ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë dhe në ligjin për sistemin e pagesave, si dhe ndryshime në legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit, treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale, markat tregtare, patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë.

Një tjetër pikë e rendit të ditës është projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore KAYO sh.a., lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit, prodhimin, importin, eksportin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy