Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit me presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pulën.
Kurti ka thënë se tashmë Kosovën e presin punë të mëdha dhe se duhet bërë bashkë për sfidat përpara.
“Zotim i përbashkët për punë të mëdha e të përditshme për interesin e shtetit dhe të mirën e qytetarëve”
“Na ka nderuar me pranimin e saj për kandidaturën të martën dhe tash na presin shumë punë dhe angazhime që natyrisht me vullnet të mirë dhe dije e mundësi që kemi do t’i shpiejmë përpara sa më shpejt që mundemi”, ka thënë Kurti.
“Pas më shumë se një viti e gjysmë kemi institucione funksionale e s’kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi”, ka shtuar ai.

