Tahiri: Kufizimi nuk e zhbën Specialen, Ligji u ndryshua si rrjedhojë e shumë dështimeve

by Nexhat

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar reagimet e ndërkombëtarëve pas ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Tahiri ka thënë se ndryshimi i ligjit në Kuvend vjen si rrjedhojë e, siç u shpreh ai, dështimeve të shumta gjatë procesit gjashtëvjeçar.

banner

“Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve, jo vetëm në procesin gjashtëvjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është distancuar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka”, ka deklaruar Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy