Charli XCX provokon në tapetin e kuq, shfaqet me bluzë transparente dhe pantallona të shkurtra

by Nexhat

Këngëtarja britanike Charli XCX ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq, në ceremoninë e organizuar për herë të dytë me rastin e Ditës Kombëtare të PrEP-it, të shtunën në mbrëmje, në lokalin The Abbey në Los Angeles.

Artistja 34-vjeçare u shfaq me një sytjena prej dantelle, të kombinuar me një bluzë të zezë transparente dhe pantallona të shkurtra shumë të shkurtra.

banner

Ajo e kompletoi pamjen me këpucë të zeza me taka të larta, syze dielli dhe varëse me rruaza, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Image

Këngëtarja u shfaq në humor të mirë, teksa pozoi para fotografëve në tapetin e kuq

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe emra të njohur të industrisë së muzikës dhe argëtimit, mes tyre Demi Lovato, Christina Aguilera, Bella Poarch dhe Emily Ratajkowski.

Image

Aktiviteti u organizua nga platforma e telemjekësisë MISTR, e cila u shërben komuniteteve LGBTQ+, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për profilaksinë para ekspozimit (PrEP), një metodë parandaluese kundër HIV-it.

Organizatorët synojnë gjithashtu të luftojnë stigmatizimin e personave që jetojnë me HIV dhe të zgjerojnë qasjen në shërbimet shëndetësore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy