Dukagjini ndal Prishtinën

by Nexhat

Prishtina dhe Dukagjini kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola, në sfidën e zhvilluar të dielën mbrëma në “Kampin Nacional” në Hajvali.

Ndeshja përfundoi 0:0, me të dyja skuadrat që patën mundësi për të shënuar, por mungesa e konkretizimit bëri që rrjetat të mbeteshin të paprekura deri në fund.

banner

Prishtina ishte më kërkuese në fazën ofensive dhe krijoi disa raste të mira shënimi, mirëpo nuk arriti ta gjente rrugën drejt golit përballë mbrojtjes së organizuar të skuadrës nga Klina.

Edhe Dukagjini pati mundësitë e veta për të rrezikuar portën kundërshtare, por futbollistët e ekipit mysafir nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet e krijuara.

Për Prishtinën, ky është barazimi i parë i sezonit dhe zë në vendin e dytë në tabelë me 19 pikë.

Në anën tjetër, Dukagjini e ruan pozitën e tretë me 13 pikë të grumbulluara.

Barazimi nuk ndryshon pozitat e dy skuadrave në tabelë, ndërsa Prishtina do të kërkojë të rikthehet te fitorja në ndeshjet e ardhshme, kurse Dukagjini synon të vazhdojë garën për pozitat e kreut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy