Vinícius Jr mund të mungojë në El Clásicon e ardhshëm ndaj Barcelonës, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Villarrealit.
Sulmuesi brazilian i Real Madridit rrezikon një pezullim prej dy ose më shumë ndeshjesh, çka do ta linte jashtë përballjes së shumëpritur ndaj rivalit të përbetuar, Barcelonës.
Gjithçka do të varet nga vendimi i organeve disiplinore të La Ligës dhe nga dënimi që do t’i shqiptohet brazilianit pas përjashtimit nga loja.
Mungesa e Viníciusit do të ishte një goditje për Real Madridin, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në repartin ofensiv dhe rolin që luan në ndeshjet e mëdha.
Tashmë, tifozët madrilenë presin me interes vendimin përfundimtar, pasi një pezullim prej së paku dy ndeshjesh do t’i kushtonte brazilianit mungesën në njërën prej përballjeve më të rëndësishme të sezonit.

