“SPAK të veprojë me vendosmëri” – Bardhi: E papranueshme që një person i akuzuar për 14 vepra penale si Balluku të marrë vendime për qytetarët

by Nexhat

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur në rrjetet sociale se është e papranueshme që një person i akuzuar për 14 vepra penale, si Belinda Balluku, të vijojë të jetë e lirë.

Ai shtoi se është gjithashtu e papranueshme që Balluku ka lirinë të ushtrojë funksione publike, duke marrë edhe vendime që ndikojnë në jetën e qytetarëve, duke iu referuar votimit të saj në parlament për Reformën Territoriale.

banner

“Mosveprimi dhe zvarritja në çështjen e Belinda Ballukut ngrenë pikëpyetje serioze mbi zbatimin e barabartë të ligjit dhe forcojnë perceptimin se në Shqipëri, për njerëzit me pushtet ose të mbrojtur nga pushteti, drejtësia ecën me një ritëm tjetër”, u shpreh ai.

Reagimi i plotë:

DITA 32 – Drejtësi pa vonesa!

Është e papranueshme që një person i akuzuar për 14 vepra penale — 2 akuza për korrupsion, 2 për pastrim parash, 2 për fshehje pasurie dhe 8 për shkelje të barazisë në tendera — të vazhdojë të jetë i lirë dhe të ushtrojë funksione publike, duke marrë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Mosveprimi dhe zvarritja në çështjen e Belinda Ballukut ngrenë pikëpyetje serioze mbi zbatimin e barabartë të ligjit dhe forcojnë perceptimin se në Shqipëri, për njerëzit me pushtet ose të mbrojtur nga pushteti, drejtësia ecën me një ritëm tjetër.

Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Pa përjashtime. Pa privilegje. Pa standarde të dyfishta.

SPAK duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa vonesa të pajustifikuara, në përputhje me ligjin. Akuzat penale janë serioze dhe kërkojnë përgjigje institucionale, jo heshtje apo zvarritje.

Drejtësia nuk mund të presë sinjale politike dhe as të kushtëzohet nga vullneti i Kryeministrit. Ajo duhet të veprojë e pavarur, me integritet dhe me të njëjtin standard për këdo.

Dita e 32-të e pritjes është një tjetër ditë ku kërkohet përgjegjësi. Askush nuk është mbi ligjin. Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm. Drejtësia duhet të veprojë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy