Një incident i zjarrit dyshohet se ka ndodhur sot në një banesë në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Sipas informacioneve te para, zjarri ka përfshirë një banesë.
Ngjarja është konfirmuar nga zëvendëskomanandi i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdulsamed Shkodra.
Shkodra tha se nuk ka persona të lënduar.
“Zjarri ka shpërthyer në banjon e banesës. Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është fikur dhe aktualisht ekipi po kujdestaron derisa të bëhet edhe ajrosja e banesës. Për detaje tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi ai.
Disa nga banoret kanë thënë se të gjithë banorët kanë dalë banesave, derisa disa prej tyre edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frikës dhe traumave.

