Xhemaili: Pushteti sulmon mediat ekzistuese, po hap platforma të kontrolluara nga Sveçla

by Nexhat

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar lidhur me vazhdimin e sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, duke kritikuar pushtetin për qasjen ndaj mediave dhe paralajmëruar për rrezikun e kontrollit mbi informacionin.

“Një ditë pasi reaguam ndaj sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, e që paskan vazhduar edhe sot, pushteti qenka lajmëruar me projektin më të ri ‘Radio Policia’”, ka shkruar Xhemaili.

banner

Ai ka thënë se, sipas tij, gjatë gjashtë viteve të fundit sulmet ndaj gazetarëve janë bërë përditshmëri në Kosovë

“Matematika e pushtetit, t’i sulmojmë mediat ekzistuese e t’i hapim ato të kontrolluarat nga zyra e Sveçlës, me direktiva të Dejonës”, ka deklaruar Xhemaili.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy