E konfirmon policia: Është gjetur vetura e të dyshuarit për vrasjen e djalit në Pogragjë, 53-vjeçari ende në arrati

by Nexhat

I dyshuari për vrasjen e djalit të tij në Pogragjë të Gjilanit vazhdon të jetë në arrati.

Remzi Arifi (53 vjeçar) dyshohet se pas kryerjes së veprës mbrëmë të jetë larguar nga shtëpia bashkë me veturën e tij.

banner

Togeri i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani gjatë një deklarimi për media tha se vetura tashmë është gjetur.

Po ashtu ai theksoi se ende nuk janë të ditura motivet që çuan deri tek kjo ngjarje tragjike që i mori jetën 29 vjeçarit.

Togeri Hashani tha se policia po vazhdon të gjitha hetimet në këtë rast.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda është deklaruar në lidhje me vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Pogragjë të Gjilanit.

Prokuroria bëri të ditur se me datën 11.10.2026, rreth orës 19:20 nga Policia e Kosovës-NJHP në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Pogragjë, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast i rëndë, nën dyshimin se i dyshuari R.A (53 vjeç) nga fshati Pogragjë, Komuna e Gjilanit, për motive akoma të pa njohura, me armë ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin B.A (29 vjeç).

“Më 11.10.2026, rreth orës 19:20 është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Pogragjë, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast i rëndë, nën dyshimin se i dyshuari R.A (53 vjeç) nga fshati Pogragjë, Komuna e Gjilanit, për motive akoma të pa njohura, me armë ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin B.A (29 vjeç)”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit R.A, ku gjatë kontrollit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar tri pushkë gjuetie me leje – afat të skaduar”, theksohet tutje.

Lidhur me këtë është cilësuar edhe vepra “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”- njofton Prokuroria Themelore në Gjilan.

Tutje, potencohet se i dyshuari, pas kryerjes së veprës penale është larguar nga vendi ngjarjes dhe i njëjti gjendet në arrati, derisa Prokurori i shtetit, “ka lëshuar urdhëresën për autopsi të trupit të pajetë të viktimës”.Në njoftim theksohet se i dyshuari dhe viktima nuk kanë të kaluar kriminale dhe nuk kanë pasur ndonjë rast të raportuar për Dhunë në Familje.

Kurse në raportin 24 orësh të policisë u tha se u sekuestruan një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë pa kafkë, 68 fishekë dhe 4 gëzhoja.

“Gjilan / 11.10.2026 – 19:32. Raportohet se i dyshuari mashkull Kosovar, dyshohet me armë zjarri ka qëlluar viktimën mashkull Kosovar. Në vendin e ngjarjes  janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë (pa kafkë), 68 fisheke dhe 4 gëzhoja. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy